Lidhje

Izraeli liron rreth 70 të burgosur palestinezë - 2003-08-15


Izraeli liroi sot 73 të burgosur palestinezë si gjest i vullnetit të mirë, por palestinezët thonë se ky veprim është pa kuptim.

Fillimisht, ishte planifikuar që këta të burgosur të liroheshin të martën, por lirimi u shty pas dy shpërthimeve vetëvrasëse palestineze. Dy izraelitë dhe dy autorët palestinezë të sulmeve u vranë në këto shpërthime, për të cilat grupet eketremiste thonë se u kryen në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e katër palestinezëve gjatë një sulmi izraelit në qytetin Nablus.

Zyrtarë palestinezë thonë se lirimi i të burgosurve nga Izraeli nuk ka ndonjë domethënie të madhe, pasi 73 të burgosurit e liruar po vuanin burgime me periudha të shkurtëra për krime ordinere dhe jo për veprimtari politike.

Ndërkohë që disa nga të burgosurit e liruar po bashkoheshin me familjet e tyre, Izraeli njoftoi se kishte arrestuar të paktën 9 persona të dyshuar si ekstremistë në sulmet e kryera gjatë natës në Bregun Perëndimor.

//rd//

XS
SM
MD
LG