Lidhje

Islanda fillon përsëri gjuetinë e balenave, për t'i mbajtur ato nën kontroll - 2003-08-17


Islanda filloi përsëri gjuetinë e balenave pas një moratoriumi 14-vjeçar, megjithë kritikat e ashpra nga bota.

Një prej tri anijeve islandeze të gjuetisë së balenave u nis sot herët nga porti i Rekiavikut dhe, të paktën, një tjetër, pritej të fillonte më vonë gjatë ditës gjuetinë për një lloj balene me trup të vogël.

Të premten, qeveria autorizoi tri anije që të kapin 38 balena të tilla deri më 30 shtator në kuadrin e asaj që ajo e quajti plan studimor për përcaktimin e sasisë së peshkut që këta gjitarë hanë.

Zyrtarët islandezë thonë se duhet të mbajnë nën kontroll balenat për të mbrojtur rezervat e peshkut dhe për të mbrojtur jetesën e peshkatarëve të vendit.

Vendet, që janë kundër gjuetisë së balenave, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, thonë se nuk ka bazë shkencore për studimet islandeze.

//ze//

XS
SM
MD
LG