Lidhje

Libia do të mirëpriste marrëdhënie më të ngushta me SHBA - 2003-08-17


Libia thotë se do të mirëpriste marrëdhënie më të ngushta me Shtetet e Bashkuara, pas pranimit në formë zyrtare nga ana e saj të përgjegjësisë për shpërthimin e një aeroplani të shoqërisë Pan Am mbi Lockerbie të Skocisë në vitin 1988.

Ministri i jashtëm libian, Mohamed Abderrhmane Chalgam, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se çështjet rreth kësaj mosmarrëveshje midis dy vendeve janë zgjidhur. Ai shtoi se Libia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të përqëndrohen tani në bashkëpunimin ekonomik dhe atë kundër terrorizmit.

Ministri i jashtëm libian hodhi poshtë njoftimet se Shtetet e Bashkuara mund të mbajnë në fuqi sanksionet ndaj Libisë megjithë pranimin nga Tripoli të përgjegjësisë për shpërthimin e vitit 1988. 270 veta humbën jetën nga ai shpërthim.

Zyrtarët britanikë thanë se janë gati të propozojnë heqjen e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Libisë.

//ze//

XS
SM
MD
LG