Lidhje

Ohajo burim i ndërprerjes së energjisë elektrike - 2003-08-17


Sipas një hetimi, shteti Ohajo ishte burimi i ndërprerjes së energjisë elektrike, që la në errësirë 8 shtete veriore të Amerikës dhe disa pjesë të Kanadasë.

Zyrtarët thanë se hetuesit janë të bindur se ndërprerja masive të enjten e kaluar e ka zanafillën në avarinë e tri linjave të tensionit të lartë pranë qytetit Cleveland. Megjithatë ekspertët nuk e dinë se si ky difekt e kaloi territorin e Clevelandit, duke përfshirë New Yorkut, Detroitit, Ontarios dhe të qyteteve të tjera të mëdha.

Zyrtarët thonë se kompjuterët që kontrollojnë rrjetin elektrik të vendit janë të aftë t’i kufizojnë problemet në zona të vogla gjeografike.

//ze//

XS
SM
MD
LG