Lidhje

Në Shqipëri, investimet e pakta rrezikojnë rritjen ekonomike - 2003-08-18


Në Tiranë, Banka Qendrore publikoi një raport të politikave monentare ku theksohet se investimet e pakta vendase dhe të huaja rrezikojnë rritjen ekonomike të vendit. Ekspertët e bankës theksojnë në raport se sektori industrial nuk është i zhvilluar, ndërsa kriza energjetike vazhdon të japë ndikimet e veta. Po ashtu pritet të ketë ndikim në situatën ekonomike të vendit edhe afrimi i zgjedhjeve.

Banka Qendrore e Shqipërisë shprehu shqetësim për nivelin relativisht të ulët të investimeve publike vendase dhe ato të huaja, cka sipas saj po pengon rritjen ekonomike. Raporti i sapopublikuar i Bankës për politikën monetare, thekson se qeveria ka investuar vetëm 63 % të fondeve të parashikuara, duke lënë një pjesë të madhe të shpenzimeve për gjysmën e dtë të vitit, kur janë edhe zgjedhjet e pushtetit vendor.

Edhe investimet e huaja vlerësohet të jenë në një nivel jo të mirë. Vonesat dyvjecare në privatizimet e disa institucioneve financiare si Banka e Kursimeve dhe INSIG, edhe TELEKOM përbëjnë një vështirësi jo vetëm për qeverinë por edhe ekonominë e vendit në tërësi. Investimet vendase dhe të huaja mund të ndryshojnë planet për zgjerim të veprimtarisë për shkak të zgjedhjeve vendore që po afrojnë bashkë me tensionet e zakonshme politike,- thekson Banka Qëendrore.

Sipas ekspertëve të Bankës, rritja ekonomike e Shqipërisë rrezikohet nga investimet e pakta, kriza energjitike, moszhvillimi i industrisë si dhe qarkullimi i ngadaltë i parave në sistemin bankar. Në raportin e politikës monetare thuhet se objektivi i qeverisë në rritjen ekonomike për këtë vit llogaritet të jetë rreth 6%, po aq sa një vit më parë, duke dëshmuar se ajo nuk është ambicjoze sa duhet për ritme më të larta zhvillimi.

Gjithashtu Banka pohon se inflacioni po mbahet me vështirësi nën kontroll brenda kufijve të parashikuar. Rritja e cmimit të energjisë elektrike, e cmimit të naftës dhe ujit të pijshëm pritet të sjellin luhatje jo të vogla, së bashku me spekullimet e tregut gjatë fushatës zgjedhore dhe festat e fundvitit.

Gjendja skeptike e përshkruar nga Banka Qendrore konfirmohet edhe nga vëzhgues të pavarur të ekonomisë shqiptare. Analistë dhe qendra studimore flasin për një evazion të lartë fiskal në mallrat më të forta, spekullime në dogana, shërbime bankare të dobëta ndërsa një masë jo e vogël e parasë shqiptare dhe të huaj qarkullon në veprime cash jashtë bankave.

Shkëmbimet tregtare janë në një deficit të thellë: importet janë të paktën 4 herë më të larta se eksportet. Bujqësia e prapambetur mezi mbulon 1/3 e prodhimit kombëtar, ndërsa mbijetesa e industrisë varet tërësisht nga problemet e sistemit energjitik. //ss//

XS
SM
MD
LG