Lidhje

Kosove: Arrestohet një serb në lidhje me vrasjen e një polici të OKB-së - 2003-08-19


Policia e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, bëri të ditur për arrestimin e një pjestari të komunitetit serb, në lidhje me vrasjen e një pjestari të policisë ndërkombëtare, ditë më parë në veriun e Kosovës.

Zëdhënësi I policisë së Kombeve të Bashkuara, Derek Chappell, tha se arrestimi është kryer sot në orët e hershme të mengjesit, në fshatin Sllatinë të komunës së Leposaviqit në veri të Kosovës.

Ai tha se një 21 vjecar serb është arrestuar pa ndonjë incident dhe ai po mbahet në stacionin e policisë në veriun e Mitrovicës.

Gjatë këtij operacioni, tha ai, janë gjetur disa armë automatike të cilat po hetohen në nderlidhje me vrasjen.

Majori I policisë së Kombeve të Bashkuara, me përkatësi kombëtare indiane, Satish Menon, është vrarë në natën ndërmjet tre dhe katër gushtit, në rrugën që lidhë Mitrovicën me qytetet më veriore të Kosovës, kur mbi automjetin me të cilin po udhëtonte, u shti me armë zjarri nga një pusi.

Vrasja e tij, e para e një polici ndërkombëtarë pas luftës në Kosovë, pat shkaktuar reagime të ashpra të institucioneve ndërkombëtare dhe atyre vendore.

Policia e Kombeve të Bashkuara menjëherë pas vrasjes, caktoi një shumë prej 50 mijë eurosh (afersisht 56 mijë dollarë amerikan), për të gjitha ata që mund të ofronin ndonjë informacion të qëndrueshëm rreth kësaj vrasjeje.

Zyrtarët thanë sot se është ende herët të thuhet se cilat mund të kenë qenë motivet që kanë nxitur vrasjen e policit, e cila nga autoritetet është cilësuar si vrasje e qëllimshme.

Shtatë veta, përfshirë edhe pjestarin e policisë janë vrarë dhe mbi dhjetë syresh janë plagosur në incidente të ndara gjatë këtij muaji në Kosovë. Institucionet ndërkombëtare dhe vendore I kanë dënuar vrasjet duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për ndricimin e tyre.

Ndërkohë, qeveria e Kosovës ka paralajëmruar për nesër një mbledhje të posacme ku janë ftuar edhe përfaqësueist ndërkombëtarë, përgjegjës për sigurinë në Kosovë, për të diskutuar rrugët se si të shtohen përpjekjet për zbulimin e autorëve të tyre. Në këtë mënyrë, thone zyrtarët e qeverisë, do të shmangeshin edhe pasqyrimet joreale të gjendjes në Kosovë.

Në këtë kuadër ata janë shprehur të kënaqur me faktin se siq thuhet, Këshilli I Sigurimit I Kombeve të Bashkuara, nuk ka lëshuar pe para trysnisë së Beogradit me kërkesën e të cilit ka debatuar mbrëmë për Kosovën.

Përfaqësuesit politike të komunitetit serb ndërkaq, thanë se nuk janë të kënaqur me vlerësimet e incidenteve të fundit, të cilat nga një pjesë e amabasadorëve të Këshillit të Sigurimit janë cilësuar si akte të vecuara të dhunës.

Nderkohe, disa qindra pjestarë të policisë së Kombeve të Bashkuara dhe forcave paqëruajtëse, zhvilluan sot një operacion në shkallë të gjerë në rajonin e Pejës në Kosovën Perëndimore.

Zyrtarët e policisë në Pejë thanë se operacioni u zhvillua ne disa fshatra afër fshatit Gorazhdec, ku të mërkurën e kaluar u vranë dy pjestarë të komunitetit serb dhe u plagosën disa të tjerë. Sipas zyrtarëve, gjatë bastisjeve në pesë fshatra të rajonit është konfiskuar një sasi armësh, ndërsa tre persona të arrestuar në lidhje me to janë liruar më vonë.

Armët mes së cilave ishin edhe tre automatikë të tipit kalashnjikov janë duke u hetuar nëse kanë të bëjnë me sulmin e së mërkurës.

Tani për tani zyrtarët thonë se nuk kanë gjetur ndonjë dëshmi rreth autorëve apo motiveve të mundshme të incidentit në fshatin Gorazhdec, për të cilin autoritetet serbe kanë akuzuar siç thuhet ekstremistët shqiptarë.//ii

XS
SM
MD
LG