Lidhje

Në Shqipëri fillon të premten Takimi i parë Ballkanik “Të ndërtojmë miqësinë” - 2003-08-22


Parlamenti i Shqipërisë organizon Takimin e parë Ballkanik me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë shtetërorë nga Tirana, Shkupi, Prishtina, Beogradi dhe Sarajeva, ku do të diskutohet rreth temës “Të ndërtojmë miqësinë”.

Kryetari i parlamentit shqiptar, Servet Pëllumbi çel takimin që mbahet në Durrës, ku marrin pjesë Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski, Kryeministri i Republikës serbe të Bosnjës, Dragan Mikerevic, Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, si dhe përfaqësues e politikanë të njohur të vendeve të rajonit.

Në takim marrin pjesë edhe ligjvënësi amerikan, Frank Ëolf, si dhe zyrtarë të tjerë amerikanë, gjermanë, norvegjezë dhe rumunë. Po ashtu pritet të marrin fjalën edhe politikanë të njohur, si kryetari Partisë Demokratike shqiptare të Maqedonisë, Arbën Xhaferri, përfaqësues të Parlamentit të Kosovës, Bosnjës dhe Maqedonisë, ish-Presidenti i Serbisë, Vojsllav Koshtunica, etj.

Oratortët do të trajtojnë gjatë dy ditëve të takimit tema, si “Miqësia dhe mirëkuptimi - rruga e të ardhmes”, “Përgjegjësitë përballë njerëzve dhe udhëheqja”, “Respekti, falja dhe mirëkuptimi”.

Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, merr pjesë dhe do të mbajë një fjalim zyrtar në ditën e dytë të Takimit.

Takimi Ballkanik “Të ndërtojmë miqësinë”, i organizuar nga parlamenti shqiptar po pritet me interesim nga qarqet politike shqiptare dhe ato të rajonit, pasi vjen në vazhdim të përpjekjeve për të rritur bashkëpunimin ballkanik në fusha të ndryshme. Ai ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave që tregojnë majft interesim për ndjekjen e takimit.

Takimi ka tërhequr vëmendjen edhe prej faktit se pak kohë më parë ministri i mbrojtjes i Shqipërisë, Pandeli Majko, shkaktoi reagime të shumta me deklaratat e tij kundër qëndrimeve që Beogradi zyrtar po mban rreth statusit të Kosovës duke e përfshirë atë në hyrjen e kushtetutës si një krahinë e shtetit Serbi - Mali i Zi.

XS
SM
MD
LG