Lidhje

Uashington: Mijëra vetë përkujtojnë fjalimin e famshëm të Martin Luter Kingut - 2003-08-23


Mijëra njerëz po mblidhen në Washington për të marrë pjesë në një tubim me rastin e 40-vjetorit të një momenti historik në luftën për të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara - fjalimi i famshëm i të Përndershmit Martin Luther King, i Riu, ”I have e Dream” - Unë kam një ëndërr - para një çerek milioni njerëz, ku bënte thirrje për barazi për afrikano-ameirkanët.

Ngjarrjet e ditës së sotme përfshijnë një seri debatesh dhe diskutimesh rreth çështjeve të të drejtave civile dhe më vonë një manifestim i madh në shkallët e Memorialit Lincoln në Washington, në vendin ku mbajti Dr. Kingu mbajti fajlimin e tij.

Prifti i Kishës Baptiste u vra në vitin 1968, 4 vjet pasi fitoi Çmimin Nobel për paqen për fushatën e tij pa dhunë për të drejta civile.

//az//

XS
SM
MD
LG