Lidhje

Fjalim i Kofi Ananit për nder të diplomatit të vrarë të OKB-së - 2003-08-23


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, tha se OKB-ja do të vazhdojë punën për ndërtimin e një Iraku të lirë e sovran si një memorial për diplomatin e vrarë të Kombeve të Bashkuara, Sergio Vieira de Mello.

Zoti Anan ishte mes shumë personaliteteve që morën pjesë në shërbimet e përmotshme në Brazik për nder të zoti Vieira de Mello, zyrtari i lartë i OKB-së në Irak, i cili u vra të martën bashkë me 21 persona të tjerë nga sulmi me kamjon-bombë, që shkatërroi pjesë të selisë së Kombeve të Bashkuara në Bagdad.

Sekretari i Përgjithshëm Anan vlerësoi diplomatin brazilian për punën e tij 30 vjeçare në Kombet e Bashkuara për arritjen e paqes në disa nga zonat më të rrezikshme të globit, duke përfshirë Mozambikun, Kamboxhian, Kosovën, Bosnjen dhe Timorin Lindor.

Presidenti i Brazilit, Luiz Ignacio da Silva, vlerësoi lart zotin de Mello për punën e tij drejt një bote më të mirë, një bote në paqe.

Një aeroplan ushtarak brazilian e çoi trupin e zotit de Mello nga Bagdadi në Rio de Xhenero për shërbimet e përmotshme. Më vonë, trupi i tij do të dërgohet për t’u varrosur në Francë, ku ai banonte me familjen e tij.

//ze//

XS
SM
MD
LG