Autoriteti Palestinez po u bën thirrje Shteteve të Bashkuara që të ndihmojnë për të parandaluar daljen përsëri jashtë kontrollit të dhunës.
Zyrtarët palestinezë kërkojnë që Washingtoni të ndërmjetësojë një armëpushim të ri me Izraelin për të shpëtuar planin e paqes, i njohur edhe si Harta Rrugore.
Ndihmësit e kryeministrit palestinez, Mahmud Abaz, thone se zoti Abaz shpreson të fillojë bisedimet me grupet ekstremiste për arritjen e një armëpushimi të ri. Por në vend të një armëpushimi të njëanshëm, zyrtarët thonë se duan që Izraeli të jetë pjesë e çdo marrëveshjeje të re armëpushimi.
Armëpushimi i mëparshëm u shkel këtë javë nga shpërthimi në një autobuz në Jeruzalem, ku humbën jetën 20 veta pas një sulmi izraelit hakmarrës, nga i cili u vra një udhëheqës i grupit ekstremist Hamas. Ky grup është zotuar të hakmerret.
Kryeministri Mahmud Abaz, i cili po përpallet me kriza serioze politike në qeverinë e tij, kishte braktisur planet për shtypjen e ekstremistëve palestinezë, për shkak të vendimit të Izraelit për të ripërtërirë politikën e tij të vrasjes së ekstremistëve.
Edhe Izraeli po u bën thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i bëjnë presion Autoritetit Palestinez që të çarmatosë dhe të shkatërrojë grupet ekstremiste palestineze.
Dje, presidenti Bush përsëriti thirrjen e tij që Autoriteteti Palestinez duhet të shkatërrojë grupet ekstremiste. Ai njoftoi marrjen e masave për bllokonin e pasurive të Hamasit dhe udhëheqësve të tij. Presidenti tha se paqja në Lindjen e Mesme mund të arrihet pasi të jenë shkatërruar rrjetet terroriste.
//ze//