Lidhje

Policia greke vazhdon te ndeshkoje rrjetet shqiptare te narkotikeve. - 2003-08-24


Policia greke vazhdon te ndeshkoje rrjetet shqiptare te trafikut te narkotikeve. Pas nje serie bllokimesh te llojeve te ndryshme te droges, ne brezin kufitar me Shqiperine, policia greke i ka shtrire operacionet e saj edhe ne thellesi te vendit. Mjetet greke te informimit njoftuan se dy trafikante shqiptare u bllokuan ne nje zone afer kryeqytetit grek Athine me disa dhjetra kg bime narkotike. Nga heimet e policise greke po sipas burimeve gazetareske ka rezultuar se dy shqiptaret jane pjese e nje rrjeti te trafikanteve te narkotikeve qe vepron ne zonen Juglindore te Shqiperise. Sipas burimeve zyrtare shqiptare autoritet greke i kane kerkuar bashkepunim organeve te drejtesise ne rrethin e Korces per te vene ne pranga te pakten edhe te kater pjeswtare te tjere te ketij rrjeti. Sipas vleresimeve policore shqiptare aktiviteti i trafikanteve te narkotikeve eshte shtuar mjaft kohet e fundit ne zonat kufitare mes te dy vendeve. Sipas shtypit grek trafikantet shqiptare furnizojne kryesisht me bimen e hashashit tregun e paligjshem grek i cili ka nje kerkese te larte ne sezonin turistik kur ne Greqi dynden me mijera turiste.

Nderkaq ne dy pikat me te medha te kalimit kufitar mes te dy vendeve ate te Kapshtices dhe te Kakavijes ka vazhduar edhe sot ne ritem te larte levizja e emigrantwve shqiptare drejt Greqise. Per te shmangur pritjet e gjata nje pjese jo e vogel e emigranteve jane organizuar ne udhetime me shoqerite e autobuzeve duke lene ne Shqiperi automjetet e tyre private per ti marre ne nje kohe tjeter. Rreth 2500 emigrante shqiptare kane hyre deri mesditen e sotme ne kufirin grek vetem ne piken kufitare te Kakavijes, thane zyrtaret shqiptare te kufirit. Sipas emigranteve ne dy ditet e fundjaves ne anen greke te kufirit eshte vene re nje aktivitet mjaft i ngadalte i adminidtrates kufitare. Dje udhetuan drejt Greqise rreth 7000 emigrante shqiptare duke krijuar ne kufi nje situate bllokuese dhe radhe te gjata. Pas nje takimi ne nivele drejtoresh te policive te Gjirokastres dhe te Janines te zhvilluar pak dite me pare pala greke shtoi disa pika te reja sherbimi dhe premtoi se do te shmangte qendrimin e gjate te emigranteve ne pritje per te hyre ne kufirin grek./al/

XS
SM
MD
LG