Lidhje

Shqipëria dhe Mali I Zi  shprehën sot gatishmërinë për të zgjeruar komunikimin ndërkufitar - 2003-08-24


Drejtuesit e lartë të diplomacisë së Shqipërisë dhe Malit të Zi rikonfirmuan sot në mesditë nivelin e lartë të bashkëpunimit mes qeverive të të dy vendeve fqinjë si dhe vazhdimin e projekteve të përbashkëta të bashkëëpunimit, që nxisin komunikimin dhe bashkëpunimin rajonal. Pas takimit gjysëm orësh me ministrin e jashtëm të Malit të Zi,takim ky I zhvilluar sot ne mesdite ne hotel “Meteor”,ne afërsin të qytetit të Shkodrës, zevendës ministri Luan Hajdaraga, i cili kryen detyrën e ministrit të jashtëm të Shqipërise,tha se u ra dakort për hapjen edhe te dy pikëkalimeve të reja kufitare.

Zoti Hajdaraga tha se eshtë një bashkëpunim që ka nisur prej kohësh dhe zhvillohet në shumë fusha me interes të përbashkët. Të dy palët konstatuam me kënaqësi se ky bashkëpunim është shumë i mirë dhe në të ardhmen do të forcohet akoma më shumë.Janë disa projekte,të cilët ne do t’i realizojmë ne fushën e infrastrukturës të transportit,të pikave të kufirit, në mënyre që të lehtësojmë në maksimum lëvizjen e qytetarëve në të dy anët,për t’u krijuar mundësi më të mëdha si qytetarëve, ashtu edhe biznesit dhe ekonomisë së dy vendeve. Mendojmë të hapim një linjë komunikimi ujore midis Virpazarit dhe Shkodrës ndërsa ne Malësinë e Vermoshit të hapim edhe një pikë tjetër të kalimit kufitar, tha ministri Hajdaraga.

Ndërsa ministri i jashtëm i Malit të Zi,Dragisha Burzan shprehu vendosmërinë e qeverisë së Malit të Zi për të përfunduar në kohë projektet e përbashkëta me Shqipërinë si dhe për të diskutuar për projekte te reja bashkëpunimi në fushën e infrastrukturës dhe komunikimit.Këto projekte,tha ai,janë një shembull i mirë se si mund të bashkëpunohet ne rajonin e Ballkanit. Ministri i jashtëm i Malit të Zi tha se si Shqipëria ashtu edhe Mali i Zi do të ndërmarrin hapa të sigurtë drejt Europës së Bashkuar dhe se do të jetojnë në një vend pa kufij.Kufijtë,tha ai,do të ekzistojnë vetëm në librat shkollorë të historisë. Ministri i jashtëm i Malit të Zi u shpreh përpara gazetarëve se të dy vendet fqinjë janë të vendosur në rrugën e bashkëpunimit dhe të integrimit europian, duke dhënë një shembull të mirë për rajonin e Ballkanit Në fillim të këtij muaji, Shqipëria dhe Mali i Zi hapën në zonën e Vermoshit një pikë të re të kalimit kufitar, duke e quar ne tre numrin e pikëkalimeve kuifitare mes dy vendeve.Ndërsa një vit më parë rivendosën lidhjen hekurudhore ndërkombëtare Bajzë-Podgoricë,e cila është e vetmja lidhje hekurudhore e Shqipërisë me Europën./al/

XS
SM
MD
LG