Lidhje

Nesër, takimi mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut - 2003-08-26


Kina bëri thirrje për qetësi dhe durim në prag të bisedimeve gjashtë palëshe mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut që fillojnë nesër në Pekin.

Përfaqësuesi kryesor i Kinës në bisedime, zëvendës ministri i jashtëm Wang Yi, u tha mjeteve zyrtare të informimit se qeveria e tij shpreson që të gjitha palët të tregojnë sinqeritet dhe respekt për njëra-tjetrën.Zoti Wang bëri gjithashtu thirrje që asnjë prej vendeve pjesmarrëse në bisedime të mos ngulë këmbë në mënyrë të tepruar në pozitat e veta.

Në Pekin kanë arritur tashmë përfaqësues të Kinës, Japonisë, dy Koreve, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Shumica e analistëve nuk mendojnë se në bisedimet triditëshe do të arrihen rezultate konkrete. Këto janë bisedimet e para të këtij lloji me pjesmarrjen e Koresë së Veriut.

//rd//

XS
SM
MD
LG