Lidhje

2 ushtarë të tjerë amerikanë vriten në Irak - 2003-08-27


Sulmet në Irakun qendror kundër forcave të koalicionit lanë të vdekur edhe dy ushtarë të tjerë amerikanë.

Zyrtarë amerikanë thonë se një ushtar i brigadës 205 ushtarake të zbulimit u vra sot në një sulm me bomba kundër një autokolone në Bagdad. Në këtë sulm u plagosën edhe dy ushtarë të tjerë.

Një anëtar i regjimentit të tretë të forcave të blinduara i u vra nga shpërthimi i një bombe në qytetin Falluxhah, në perëndim të kryeqytetit irakian. Nga shpërthimi u plagosën edhe tre ushtarë të tjerë.

Sulmet ndodhin një ditë pasi Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara për ndërtimin e një Iraku të lirë dhe paqesor, megjithë humbjet në rritje në radhët e forcave të koalicionit.

Numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në Irak që nga përfundimi i operacioneve luftarake në shkallë të gjerë më 1 maj, arriti në 142, duke kaluar numrin e humbjeve në radhët e forcave amerikane gjatë luftës në atë vend.

//rd//

XS
SM
MD
LG