Lidhje

Lajme të Shkurtëra - 2003-08-29


SHKUP: Mbrëmë në qendër të Shkupit ndodhen dy shpërthime, njëri para selisë së Qeverisë së Maqedonisë dhe tjetri para Pallatit Gjyqësor. Shpërthimet kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ende nuk ka komente zyrtare në lidhje me këto incidente.

TIRANË: Qeveria shqiptare morri mbrëmë në shqyrtim programin e veprimtarive që do të organizohen me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës në gjysmën e dytë të muajit tetor. Një seri veprimtarish kulturore e shkencërore do t’i kushtohen figurës së bamirëses me prejardhje shqiptare.

PODGORICË: Deputetet malazezë paralajmërojnë se nuk do ta mbështesin deklaratën sërbe për Kosovën nëse ajo hyn sot në rend të ditës në parlamentin e Unionit Sërbi - Mal i Zi. Ata thanë se nuk janë të detyruar ndaj asnjë vendimi të institucioneve serbe dhe sipas tyre, parlamenti i Unionit duhet të punojë në harmoni me kartën kushtetuese.

PRISHTINË: Qeveria e Kosovës thotë se nuk ka asnjë mundësi reale që nga buxheti i saj i varfër të rrisë pagat e punonjësve të arsimit në Kosovë. Këto pohime pasuan paralajmërimet e sindikatave të arsimit se mësimi nuk do të fillojë derisa nuk realizohet kërkesa e tyre themelore që është shtimi i pagave të arsimtarëve. Edhe kategori të tjera kanë paralajëmruar mundësinë që të ndërmarrin hapa të ngjashëm të shprehjes së pakënaqësisë së tyre me gjendjen./al/

XS
SM
MD
LG