Lidhje

KOSOVË: Qeveria kërkon kompetenca më të mëdha - 2003-08-29


Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka kërkuar nga shefi i ri i Misionit të Kombeve të Bashkuara, Harri Holkeri, sqarimin e marrëdhënieve ndërmjet këtij misioni dhe institucioneve vendore. Kjo kërkesë është bërë nëpërmjet një letre në të cilën është përfshirë jë plan I tij për këtë bashkëpunim dhe funksionalizimin e ristrukturimin e Qeverisë.

Këshilltari i kryeministrit, Rexhep Hoti, tha se pos tjerash, është këruar themelimi i disa ministrive të reja si dhe bashkëpunimi më i ngushtë i kryeminstrit me përfaqësitë ndërkombëtare në Kosovë dhe jashtë saj. Në këtë mënyrë, theksoi ai,do të mundësohej një veprim me kohë i institucioneve të Kosovës në ndërtimin e proceseve që kanë të bëjnë me të ardhmen e saj, siq është cështja e afatizimit të standardeve, bisedimet dhe kontaktet me vendet fqinje.

“Gjithsesi ndër pikat kryesore që përmenden aty është edhe procesi i kalimit të përgjegjësive. Më parë ka ekzistuar një dokument politik për kalimin e tyre, por me vrasjen e kryeministrit të Serbisë Zoran Gjingjiq, kjo ka stagnuar. Ne kërkojmë që kjo cështje të shkojë në rrugën normale sepse është e domosdoshme për institucionet e Kosovës në mënyrë që ata, të marrin në përputhshëmri me Rezolutën 1244 edhe pjesët që u takojnë për t’i ushtruar në mënyrë institucionale, në mënyrë që siguria, rendi dhe ligji të funksionojnë si duhet, sepse këto janë cështje që kanë ngecur në Kosovë”, theksoi zoti Hoti.

Ndër cështjete e shtruara është edhe një plan i vecantë ende i papërfunduar iqeverisë për ndërtimin e një shoqërie shumkombëshe në Kosovë. Krahas punëve të tjera, për zbatimin e këtij synimi është kërkuar edhe shtimi I një ministrie të vecantë që do të merrej me këtë cështje.

Zyrtarët e Misionit thanë se janë të kënaqur me shumë propozime të shtruara në letër dhe se ato sictha zëdhënësja e Misionit Isabela Karlovicz po shqyrtohen seriozisht. Një pjesë e përgjegjëisve që duhet të kalojnë tek institucionete i takojnë këshillit të përbashkët të UNMIK-ut dhe Qeverisë së Kosovës.

“Por një pjesë e tyre kanë të bëjnë me të drejtat e rezervuara për shefin e Misionit të Kombeve të Bashkuara dhe ato duhet të shqyrtohen në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha zëdhënësja Karlovitz. Prandaj sipas saj, veprimet e Misionit do të varen shumë nga qëndrimet që do të merren në New York.

Deri në fund të këtij viti, është planifikuar që të kalohen të gjitha përgjegjësitë e parapara me ligj, mirëpo, deri tash është theksuar se cështjet që kanë të bjënë me sigurinë, marëdhëniet me jashtë dhe cështjet e pakicave kombëtare janë jashtë mundësive të institucioneve vendore.

XS
SM
MD
LG