Lidhje

Shtetet e Bashkuara të kënaqura me rezultatet e bisedimeve mbi progranmin bërthamor të Koresë së Veriut - 2003-08-30


Shtetet e Bashkuara thonë se janë të kënaqura me rezultatet e bisedimeve tre ditëshe mbi progranmin bërthamor të Koresë së Veriut, pavarësisht nga deklarata e Phenianit se ka armë bërthamore. Një zëdhënëse e departamentit të shtetit tha dje se deklarata e Koresë së Veriut është një pohim i hapur se Pheniani ka armë bërthamore, por Shtetet e Bashkuara nuk do t’u përgjegjen kërcënimeve dhe as nuk do të bëjnë lëshime para shantazhit. Ndërkohë, drejtori i agjencisë ndërkombëtare të energjisë atomike akuzoi Korenë e Veriut se po përdor programin e vet bërthamor për frikësim dhe shantazh.al/

XS
SM
MD
LG