Lidhje

Greva e arsimtarëve rrezikon fillimin e sezonit shkollor - 2003-08-31


Në Kosovë ende është e paqartë nëse do të fillojë të hënën mësimi në shkollat fillore dhe të mesme apo jo. Sindikatat e Arsimit kanë paralajmëruar se arsimtarët do të hidhen ne grevë duke kërkuar rritjen e pagave të tyre.

Ndërkaq, ministria e arsimit, thotë se mësimi do të fillojë sipas planeve, ndërsa rritja e pagave tani për tani është e pamundur.

Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit të Kosovës, Rexhep Osmani thanë se rrogat e arsimtarëve janë mesatarisht sa ato të arsimtarëve në gjithë rajonin.

Ndërkohë sindikatat e arsimit prej kohësh kanë kërkuar rritjen e pagave dhe kanë paralajmëruar se në rast se kërkesa e tyre nuk plotësohet nuk do të paraqiten në punë.//kk//

XS
SM
MD
LG