Lidhje

Sot, Dita e Punës - 2003-09-01


Me rastin e Ditës së Punës, Presidenti Bush mbajti sot një fjalim para anëtarëve të sindikatave në shtetin e Ohajos në lidhje me vendet e punës dhe ekonominë.

Në qytetin e vogël Ritchfield, Presidenti Bush vizitoi një qendër stërvitjeje inxhinierije që drejtohet nga vetë sindikatat. Ai u premtoi punëtorëve se përmirësimi i ekonomisë dhe krijimi i vendeve të reja pune janë mes përparësive të tij kryesore.

Dita e Punës në Shtetet e Bashkuara shikohet si fundi i sezonës verore dhe fillimi i garave politike, kur kandidatët i intensifikojnë veprimtaritë e tyre zgjedhore. Papunësia aktuale shihet si njëra ndër pikat e dobëta të presidentit Bush në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

//rd//

XS
SM
MD
LG