Lidhje

Policia maqedonase po ndjek një person të kërkuar - 2003-09-02


Policia maqedonase po u kërkon banorëve të fshatrave verore të rrinë të qetë, ndërkohë që ajo ndjek një person të kërkuar që mendohet se është udhëheqës i kryengritësve shqiptarë.

Njoftimet bëjnë të ditur se më shumë se 100 fshatarë shqiptarë në veri të Shkupit kanë lënë shtëpitë e tyre me të vënë re një rritje të pranisë së policisë duke iu druajtur një përsëritjeje të dhunës etnike të vitit 2001.

Policia po i siguron fshatarët se po ndjek Avdil Jakupin, të dyshuar si kryengritës shqiptar. Ai akuzohet për rrëmbimin e dy maqedonasve, përfshirë një polic.

Kryengritësit shqiptarë, që kërkonin më shumë të drejta civile, në vitin 2001 kishin marrë nën kontroll disa fshatra në veri dhe ishin ndeshur me forca maqedonase para se marrëveshja e paqes, e ndërmjetësuar nga perëndimi, t’i jepte fund luftimeve.

//ze//

XS
SM
MD
LG