Lidhje

Një ekstremist i Hamasit u  vra dhe të paktën 25 palestinezë të tjerë u plagosën dje në qytetin e Gazës - 2003-09-02


Helikopterë ushtarakë izraelitë hapën zjarr dje kundër një veture në qytetin e Gazës, duke vrarë një ekstremist të Hamasit dhe plagosur të paktën 25 palestinezë të tjerë.

Burime palestineze e identifikuan personin e vrarë në sulmin si anëtarin e armatosur të krahut të armatosur të Hamasit, Khader al-Husari. Ushtria izraelite shprehu besimin se edhe një ekstremist tjetër i Hamasit ndodhej në veturë dhe u vra nga sulmi i djeshëm. Ky ishte sulmi i gjashtë që helikopterët ushtarakë izraelitë kryejnë gjatë javëve të fundit kundër ekstremistëve palestinez në Rripn e Gazës.

Në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor, forcat izraelite të sigurimit u përleshën me studentë palestinezë. Zyrtarë palestinezë të spitalit thonë se u plagosën disa nxënës.

//ze//

XS
SM
MD
LG