Lidhje

150 vjetori i Parkut Qendror të New Yorkut - 2003-09-02


Në vitin 1853, qyteti i New Yorkut bleu një copë të madhe toke për ndërtimin e një parku publik në qendër të tij. Këtë vit New Yorku feston 150-vjetorin e Parkut Qendror apo siç njihet Central Park. Ai ka qenë parku i parë i madh në qytetet amerikane dhe vazhdon të jetë më i famshmi. Korrespondenti ynë, Shep O’Neil, na tregon për të. Parku Qendror ka më shumë se 340 hektarë tokë. Frederick Law Olmsted dhe Calvert Vaux bënë projektin e këtij parku të madh. Synimi i tyre ishte të krijonin një mjedis të bukur natyror me liqene, drurë dhe sheshe të hapura që të shijoheshin nga të gjithë niujorkezët.

Zona ishte kryesisht moçalishte dhe e zhveshur. Ndërtuesit e parkut e ndryshuan atë duke hedhur në të tonelata me dhč e gurë, si dhe miliona drurë pemësh e bimë të tjera. Ata krijuan kodra e liqene. Ata projektuan ura, rrugë dhe rrugina të ngushta përgjatë parkut. Ata shtuan më shumë 50 statuja, monumente, shatërvane e burime. Ata e përfunduan punën e tyre në vitin 1978.

Më vonë në park u shtuan sheshe lojrash, fusha bejzbolli dhe një pistë për patinazh në akull. Sot Parku Qendror ka edhe një kopësht zoologjik, një karusel për fëmijë dhe një teatër ku, çdo verë, shfaqen pjesë teatrale e koncerte muzikore.

Rreth 25 milionë njerëz e vizitojnë parkun çdo vit nga zona të ndryshme të Shteteve të Bashkuara e nga vende të tjera. Miliona banorë të New Yorkut e duan Parkun Qendror si një vend për t’u çliruar nga apartamentet e tyre të vogla në ndërtesa të larta.

Çdo ditë njerëzit shëtisin, vrapojnë apo ngasin biçikletën përgjatë rruginave të Parkut Qendror. Të tjerët shëtisin qentë e tyre, luajnë basketboll, vozisin me varkë në liqen apo hanë ushqimet e tyre ulur në bar. Amatorët e zogjve mund të vëzhgojnë në park më shumë se 200 lloje. Shumë njerëz e shfrytëzojnë parkun edhe për veprimtari të veçanta. Për shembull, disa njerëz zgjedhin një nga zonat e bukura natyrore në park si vendin e përkryer për të dhënë betimin e martesës.

Parku Qendror apo Central Park është vend i një bukurie të qetë e natyrore që rrethohet nga ndërtesa të larta dhe rrugët e zhumshme e të mbushura plot të New Yorkut. Disa e quajnë parkun ”zemra e qytetit më të madh të Amerikës”.

Kryetari i bashkisë së New Yorkut, Michael Bloomberg, thotë se për miliona niunjorkezë Central Park nuk është vetëm një park. ”Ai është, thotë ai, oborri ynë para shtëpisë. Është vendi ynë ku shkojmë për piknik, fusha jonë e lojrave, rezervati ynë natyror dhe fusha jonë e ëndrrave”.

//rd//

XS
SM
MD
LG