Lidhje

Ndalohet pirja e duhanit në selinë e OKB-së në New York - 2003-09-03


Paketat e cigares në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York nuk do të shikohen më.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, njoftoi se ndalohet pirja e duhanit në selinë e OKB-së në New York për të eliminuar rreziqet e thithjes së tymit të duhanit.

Zoti Annan tha se ndalimi i pirjes së duhanit përfshin të gjitha godinat dhe territorin e OKB-së, me përjashtim të zonës afër hyrjes së vizitorëve.

Ky vendim është një goditje për duhanxhinjtë në selinë e Kombeve të Bashkuara, ambjenti i fundit publik brënda, ku lejohej pirja e duhanit në New York. Ligji i shtetit ndalon pirjen e duhanit në të gjitha zyrat dhe vendet publike brënda të qytetit.

//ze//

XS
SM
MD
LG