Lidhje

Në Shqipëri regjistrohen 49 parti për të marrë pjesë në zgjedhjet e 12 tetorit - 2003-09-03


Në Shqipëri, në zgjedhjet për pushtetin vendor do të marrin pjesë 49 forca politike. Këtë e bëri të ditur sot Komisioni qendror i zgjedhjeve, i cili njfotoi gjithashtu se në të gjithë territorin e vendin janë shpërndarë listat e zgjedhësve. Po sot është vendosur edhe ngritja e Bordit të monitorimit të mediave që do të ndjekë pasqyrimin që do i bëhet fushatës elektorale nga ana radiotelevizioneve dhe shtypit të shkruar.

Edhe këtë herë një numër i madh partishë janë regjistruar për të marrë pjesë në votimet e 12 tetorit. Pjesa dërmmuese e tyre përfaqësojnë forca politike thuajse inekzistenete, pa asnjë lloj mbështetje elektorale, por që ruajnë simbole partiake, mesa duket thjesht për të përfituar nga ato pak privilegje që shteti shqiptar u garanton. Kjo listë e gjatë paralajmëron edhe një numër të madh kandidatësh që pritet të kalojë mbi 10 mijë për 385 komunat dhe bashkitë e vendit.

Komisioni qendror i zgjedhjeve njoftoi sot se është arritur shpërndarja e listave të votuesve në të gjithë territorein e vendit. Probleme sipas komisionit po hasen në Bashkinë e Durrësit dhe të Shkodrës, për shkak të disa anëtarëve të komisioneve zonale. Kryetari i Komisionit qëndror Ilirjan Celibashi do të kërkojë shkarkimin e disa prej tyre dhe do të shikojë mundësinë për t’i kërkuar prokurorisë ndjkje penale ndaj komisionerëve.

Megjithatë sipas zëdhënësit te Komisionit qendror të zgjedhjeve, Erton Sinani, procesi i rishikimit të listave është në funksionim të plotë. Të paktën 3 mijë telefonata bëhen cdo ditë në numrin e posacëm të vënë në dispozicion të zgjedhësve. Nga ana tjetër dje ministria e pushtetit lokal njoftoi për heqjen nga lista të të paktën 3500 personave të cilët rezultojnë të vdekur.

Komisioni qëndror i Zgjedhjeve vendosi sot edhe ngritjen e Bordit për Monitorimin e Mediave i cili do të përbëhet nga 7 anëtarë, tre të pozitës, tre të opozitës dhe kryetari që do të propozohet nga Avokati i Popullit. Ky bord do të ndjekë pasqyrimin që radiotelevizionet dhe shtypi i shkruar shqiptar do t’i bëjë fushatës elektorale.

Për cështjen e zgjedhjeve, nesër është njoftuar se Presidenti i Republikës Alfred Moisiu do të mbajë një fjalim në parlament, një ditë përpara tryezës së thirrur prej tij me partitë politike. Këto lëvizje të kreut të shtetit janë një përpjekje për të gararantuar zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në tryezën politike, partitë pritet të nënshkruajnë një pakt për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 12 tetorit.

//ss//

XS
SM
MD
LG