Lidhje

Kryeministri palestinez kërkon më shumë autonomi për sa i përket administrimit dhe segurisë - 2003-09-03


Kryeministri palestinez, Mahmud Abaz, pritet të mbajë një fjalim në parlament sot, me rastin e 100 ditëve të tij të para në këtë post. Fjalimi do të mbahet, ndërkohë që qarkullojnë lajme se zoti Abbas mund të japë dorëheqjen nëse parlamenti nuk i jep atij mbështetje të qartë dhe më shumë kompetenca.

Ministri i Informimit, Nabil Amër, tha dje se zoti Abbaz kërkon më shumë autonomi, veçanërisht për sa i përket administrimit dhe segurisë. Zoti Abaz është mbërthyer në një betejë për pushtet me presidentin Jaser Arafat, lidhur me kontrollin mbi forcat palestineze të sigurimit.

Ndërkaq, Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, hodhi poshtë deklaratat e bëra nga zoti Arafat se e ashtuquajtura “hartë rrugore” për paqen në Lindjen e Mesme “ka marrë fund”.//ic//

XS
SM
MD
LG