Lidhje

Jepet ceremonia e Çmimeve Grammy për muzikën latine - 2003-09-04


Këngëtari dhe kompozitori kolumbian, Juanes fitoi katër çmime, mes së cilave atë të Albumit të Vitit, në ceremoninë e djeshme të Cmimeve Grammy për muzikën latine që u zhvillua në Majami.

Artisti e mori çmimin e Albumit të Vitit për albumin e suksesshëm Un dia Normal, Një ditë normale. Kënga e tij Solo Es Por Ti, Për ty, fitoi si kënga e vitit, ndërsa Mala Hente, Njerëz të Këqinj fitoi dy çmime si Albumi më i mirë rock dhe Kënga më e mirë rock.

Grupi Bacilos nga Majami fitoi Albumin më të mirë Pop për një grup muzikor me albumin Caraluna. Artistët e hapën mbrëmjen me nderimet për legjendën e salsas, Celia Cruz që vdiq në korrik nga kanceri në tru.

Ashtu si edhe në të kaluarën Cmimet Grammy për muzikën latine vuajtën pasojat e mosmarrëveshjeve politike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës. Shumë artistë kubanë, kandidatë për çmime nuk mundën të shkojnë në Majami për shkak të problemeve me vizat.

//rd//

XS
SM
MD
LG