Lidhje

Athina gjykon anëtarë të grupit 17 Nëntori - 2003-09-04


Personi i dyshuar si udhëheqësi i grupit terrorist grek 17 Nëntori, Aleksandros Giotopulos, hodhi poshtë afro një mijë akuzat e ngritura kundër tij, duke thënë se ato janë trilluar për shkak të bindjeve të tij politike.

Zoti Giotopulos u paraqit sot në një gjykatë të Athinës, ku po gjykohen 19 persona të dyshuar si anëtarë të grupit gueril, të akuzuar mes të tjerash për vrasje dhe vjedhje.

Grupi terrorist është akuzuar për vrasjen e 23 vetave, përfshirë 4 zyrtarë amerikanë, 2 diplomatë turq dhe një atashe ushtarak britanik.

Zoti Giotopulos thotë se autoritetet kërkojnë ta ndëshkojnë atë për shkak të pikëpamjeve të tij anti-perëndimore dhe për veprimtaritë e tij kundër diktaturës ushtarake që sundoi Greqinë për shtatë vjet, deri në vitin 1974.

Grupi 17 Nëntori mori si emër datën e kryengritjes së përgjakshme studentore kundër diktaturës ushtarake.

XS
SM
MD
LG