Lidhje

Zhivkoviç: Kosova do të jetë gjithmonë pjesë e Serbisë - 2003-09-05


Kryeministri serb, Zoran Zhivkovic, thotë se Kosova do të jetë gjithmonë pjesë e Serbisë dhe se një Kosovë e pavarur do mbetet vetëm një ëndërr. Zoti Zhivkoviç i tha të enjten parlametit serbomalazes se pavarsia e Kosovës nuk do të jetë kurrë më shumë se një ëndërr e parealizueshme dhe e rrezikshme e seperatistëve shqiptarë.

Më pas, parlamenti miratoi një rezolutë, në të cilën thuhet se rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara përbën rrugën më të mirë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Këshilli i Sigurimit e miratoi këtë rezolutë 1244 në vitin 1999, pasi forcat e Natos dëbuan forcat serbe, të cilat po përpiqeshin të dëbonin gjithë shqiptarët nga Kosova. Rezoluta parashikon kthimin e sigurt të të gjithë refugjatëve dhe personave të shpërngulur në Kosovë dhe dënon veprimet e dhunës e të terrorizmit. Ajo konfirmon edhe integritetin e ish Jugosllavisë.

Javën e kaluar, parlamenti serb miratoi një dokument, në të cilin deklarohet se Kosoav pjesë e përhershme e Serbisë. Kjo çështje nuk trajtohet në rezolutën e ditës së enjte. Ndërkohë, kryeadministratori i OKB-së për Kosovën, Herri Holkeri, tha se bisedimet midis udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë mbi të ardhmen e rajonit duhet të fillojnë në një vend asnjanës sa më shpjet që të jetë e mundur.//xh//

XS
SM
MD
LG