Lidhje

Uashingtoni shprehet  për vazhdimin e përpjekjeve për paqe në Lindjen e Mesme, megjithë dorëheqjen e Kryeministrit Abaz - 2003-09-07


Administrata e Presidentit Bush thotë se do të vazhdojë punën me Izraelin, palestinezët dhe udhëheqësit fqinjë arabë drejt zgjidhjes së konfliktit të dhunshëm në Lindjen e Mesme, me krijimin e dy shteteve, nëpërmjet të ashtuquajturës “hartë rrugore” për paqen e negociuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Rusia.

Në një deklaratë me shkrim, Shtëpia e Bardhë tha se po i ndjek me kujdes zhvillimit në rajon dhe shpreson që legjislatura palestineze do t’i japë pushtet Kryeministrit të saj për të sjellë një mënyrë më të mirë jetese për popullin palestinez, duke mbështetur një kabinet të angazhuar në luftën kundër terrorizmit, duke vënë në zbatim reforma politike dhe duke ç’rrënjosur korrupsionin.

Në atë që u cilësua si moment kritik, administrata e Presidentit Bush tha se është me rëndësi që të gjitha palët të shqyrtojnë me kujdes pasojat e veprimeve të tyre.

Presidenti Bush ka refuzuar vazhdimisht të takohet me udhëheqësin palestienz, Yasser Arafat, për të cilin ai thotë se nuk po bën sa duhet për të ndaluar sulmet terroriste kundër izraelitëve. Emërimi i Kryeministrit Abaz u konsiderua si një hap i rëndësishëm përpara për planin më të fundit për paqe, që shpresohet të sjellë një shtet të pavarur palestinez deri në vitin 2005.

Dorëheqja e Kryeministrit e vë procesin në dyshim, dhe siç u shpreh Sekretari i Sigurimit Kombëtar, Tom Ridge, largimi i zotit Arafat do të shkaktojë vonesa të pashmangëshme.//ic//

XS
SM
MD
LG