Lidhje

Reagime të ndryshme ndaj thirrjes së presidentit Bush për më shumë fonde dhe trupa në Irak - 2003-09-08


Aleatët e Shteteve të Bashkuara reaguan me kujdes ndaj thirrjes së presidentit Bush për dërgimin e më shumë fondeve dhe trupave ushatarake ndërkombëtare në Irak.

Një zyrtar i lartë francez tha se fjalimi i presidentit është hap i mbarë drejtë një rezolute të Këshillit të Sigurimit. Gjermania njoftoi se po studion disa alternativa duke përfshirë stërvitjen e ushtarëve dhe policëve irakianë por përsëri përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave gjermane në Irak.

Disa vende të tjera si India dhe Greqia, kanë përsëritur deklaratat e tyre se do të dërgonin trupa për të stabilizuar Irakun por vetëm nën autorizimin e një rezolute të Kombeve të Bashkuara.

Këtu në Shtetet e Bashkuara, reagimet e demokratëve të opozitës kanë qenë të ndryshme.

Kandidati kryesor demokrat për president, Howard Dean, tha se kërkesa për para shtesë do të thithë fonde që mund të përdoreshin për nevojat e brendshme të vendit si edukimi dhe punësimi. Ai tha se do ta mbështeste këtë kërkesë vetëm në rast se Presidenti Bush siguron miratimin e një rezolute të OKB-së e cila të angazhojë edhe vende të tjera në Irak.

Senatori Joseph Biden, numri dy në komisionin e senatit për marrëdhëniet me jashtë, tha se ai e mbështet thirrjen e Presidentit Bush për ndihmën e komunitetit ndërkombëtar por shtoi se do të kishte dëshiruar që kjo thirrje të ishte bërë më parë.

/rd//

XS
SM
MD
LG