Lidhje

Korei pranon emërimin për t'u bërë kryeministri i ri palestinez - 2003-09-08


Një zyrtar palestinez tha se Ahmed Korei e ka pranuar emërimin nga ana e zotit Yasser Arafat për t’u bërë kryeministër. Por vetë zoti Korei nuk ka bërë ndonjë njoftim dhe një zyrtar tjetër palestinez tha se ai po vazhdon ta shqyrtojë ofertën.

Zoti Korei ka thënë se do të pranonte të bëhej kryeministër, vetëm në se merrte mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara. Ai kishte kërkuar gjithashtu që Izraeli të ndryshojë politikën e atentateve, të postblloqeve dhe të shkatërrimit të shtëpive palestineze.

Zoti Korei, i cili aktualisht është kryetar i parlamentit palestinez, tha se nuk dëshiron të përfundojë me dështim si ish kryeministri Mahmoud Abbas.

XS
SM
MD
LG