Lidhje

Babai i bombes atomike, Edward Teller vdes në moshën 95 vjeçare - 2003-09-10


Shkencëtari amerikan i lindur në Hungari, Eduard Teller i njohur si “babai i bombës atomike”, sepse ndihmoi në prodhimin e bombës së parë me hidrogjen, vdiq dje në Kaliforni në moshën 95 vjeçare.

Zoti Teller ishte një anëtar shumë i rëndësishëm i Projektit Manhattan që prodhoi bombën e parë atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai ishte një person me peshë në politikat amerikane të mbrojtjes dhe energjisë dhe një mbrojtës i hapur i bombës së fuqishme, si edhe i energjisë bërthamore dhe përpjekjeve për të ngritur një sistem për mbrojtjen nga raketat të vendosur në hapësirë.

Edwuard Teller lindi në Budapest në vitin 1908 dhe u arsimua në Universitetin e Laipcigut i drejtuar nga fizikani i shquar Werner Heisenberg. Pas ardhjes në pushtet të Hitlerit, zoti Teller, që ishte hebre, u largua nga Evropa Naziste për në Britani dhe Shtetet e Bashkuara. Pas provës së parë të suksesshme të bombës me hidrogjen në vitin 1952 ai punoi në Laboratorin Lawrence Livermore në Berkeley të Kalifornisë.

//rd//

XS
SM
MD
LG