Lidhje

BE bën thirrje për fillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi - 2003-09-11


Komisioneri i Bashkimit Evropian për punët e jashtme, Chris Patten u kërkoi udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë që të fillojnë bisedimet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që burojnë nga konfliktet e viteve 1990 në rajon.

Zoti Patten e bëri këtë thirrje sot në një fjalim para parlamenti shumëetnike në Prishtinë.

Ai u kërkoi udhëheqësve të të dyja palëve që të zhvillojnë bisedimet e para të drejtpërdrejta që kur mori fund dhuna në Kosovë në vitin 1999. Por ai i paralajmëroi udhëheqësit që të mos ngulin këmbë për një vendim të shpejtë mbi statusin përfundimtar të Kosovës.

Shqiptarët e Kosovës kërkojnë me ngulm pavarësinë nga Beogradi, ndërsa serbët duan që të mbeten pjesë e Serbisë.

//rd//

XS
SM
MD
LG