Lidhje

Amerikanët përkujtuan 11 shtatorin - 2003-09-12


Amerikanët përkujtuan përvjetorin e dytë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 me ceremoni solemne për të nderuar më shumë se tri mijë viktima nga 80 vende që humbën jetën në ato sulme.

Ceremoni përkujtimore u zhvilluan dje në vendet ku u përplasën 4 avionët e rrëmbyer: në vendin ku qendronin kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, në Pentagon në afërsi të Washingtonit dhe në një fushë të Pansilvanisë.

Shumë udhëheqës botërorë u bashkuan me Shtetet e Bashkuara për të shprehur ngushëllimet për popullin amerikan, familjet e viktimave si edhe solidaritet në luftën kundër terrorit.

//ze//

XS
SM
MD
LG