Lidhje

Gjendje e tensionuar në Falluxha, ndërsa varrosen 8 të vrarët - 2003-09-13


Kudo në qytetin Falluja të Irakut të shtunën pati breshëri zjarri ndërkohë që banorët e zemëruar varrosnin 8 policë irakianë të vrarë gjatë një incidenti që ndodhi të premten, ku kishin gisht trupat amerikane.

Qindra irakianë thërrisnin ”Amerika është armiku i Zotit” dhe qëllonin në ajër kur arkivolët me trupat e policëve të stërvitur nga ushtria amerikane u sollën në xhaminë qendrore të qytetit.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë e kanë pranuar numrin e plotë të të vrarëve nga aksidenti i cili ndodhi kur trupat amerikane hapën zjarr në një postbllok të premten në mëngjes. //kk//

XS
SM
MD
LG