Lidhje

Polemikat qe shoqerojne gardhin izraelit te sigurimit ne Bregun Perendimor - 2003-09-16


Ndërtimi i gardhit izraelit të sigurimit në Bregun Perëndimor është shoqëruar vazhdimisht me polemika politike që kur u propozua nga qeveria izraelite rreth 1 vit më parë. Në fakt ai është pjesërisht gardh dhe pjesërisht mur dhe zgjatet rreth 245 kilometers duke ndarë Bregun Perëndimor nga Izraeli. Nga shqetësimi se do të kritikohej në opinionin ndërkombëtar, Izraeli fillimisht e pezulloi ndërtimin. Por pas disa shpërthimeve vetvrasëse të kohëve të fundit, gjërat ndryshuan. Javën e fundit, në mediat izraelite u njoftua se kryeministri Ariel Sharon kishte dhënë një urdhër të fshehtë për të filluar ndërtimin e gardhit të sigurimit përreth Jerusalemit.

Është një ditë e zakonshme pune për palestinezët që banojnë në Jeruzalemin Lindor dhe që punojnë në Bregun Perëndimor. Kjo është pjesë e gradhit ose murit që qeveria izraelite po ndërton rreth Bregut Perëndimor.. Khalil Tafaalji është Drejtor i Gjeodezisë në Shtëpinë Orientale dhe ka qenë këshilltar teknik në bisedimet e paqes të zhvilluara Camp David dhe Taba.

“Ky punëtor e ka shtëpinë këtu. Për të shkuar në punë në anën tjetër, tani atij i duhet të kapëcejë murin," thotë zoti Tafalji.

Përgjatë murit është kufiri i ri midis Bregut Perëndimor dhe Jeruzalemit. Rreth një kilometër më tej ka një postbllok. Kërcimi i gardhit dhe kalimi i kufirit konsiderohet i paligjshëm. Nëse kapen nga forcat izraelite të sigurimit, këta njerëz mund të dëgohen në burg ose edhe të vriten..

“Siç mund ta shikoni tani që muri është në ndërtim e sipër, këtu duken shtëpitë palestineze dhe toka e tyre . Pjesa më e madhe e tokës është bujqësore," thotë zoti Tafalji.

Para shpërthimit të fundit në një autobus të Jeruzalemit, qeveria izraelite kishte arritur në përfundimin se ndërtimi i gardhit ndarës rreth Jeruzalemit do të shkaktonte shumë polemika. Tani ata besojnë se një mur i tillë është i domosdoshëm për sigurinë e tyre. Daniel Seaman është zëdhënës i kryeministrit izraelit, Ariel Sharon.

“Është e qartë që palestinezët nuk e duan gardhin sepse ai i ndalon ata të gëzojnë atë që shumë prej tyre e shohin si avantazh strategjik ndaj Izraelit, pra aftësinë për të goditur popullsinë tonë, aftësia për të krijuar terror. Kjo, besojnë ata do të ishte një mënyrë për ta dobësuar vendosmërinë e Izraelit dhe që ne të bëjmë më shumë lëshime në procesin e paqes. Por kjo nuk do të ndodhë. Për dy arësye: së pari ata nuk do të mund ta përkulin vendosmërinë e popullit izraelit. Dhe së dyti, muri do të ngrihet patjetër. Atyre do tu duhet të kërkojnë mënyra të tjera, rrugë paqësore për arritjen e një marrëveshjeje me Izraelin", thotë zëdhënës i zotit Sharon.

Por palestinezët e shikojnë ndryshe çështjen. Kaled Al Azze, anëtar i Kongresit Kombëtar Palestinez thotë se nëse çështja është tek siguria, atëhere ata do ta ndërtonin gardhin në tokën izraelite dhe jo palestineze.

Ai thotë se mënyra e ndërtimit të gardhit e shton 10 përqind sasinë e tokës izarelite brenda Jeruzalemit. Dhe, në të njëjtën kohë, e pakëson popullsinë palestineze brenda kufijve të Jeruzalemit si qytet. “Kjo është tokë palestineze dhe qëllimi i Izraelit është të ndajë qytetin e Jeruzalemit, kufijtë e Jeruzalemit nga Bregu Perëndimor. Për shkak të kësaj, ne do të humbasim të paktën 20 kilometra katrore. Ky gardh do të zgjatet deri në betlehem dhe kjo do të thotë se ne do të izolohemi krejtësisht nga thellësia e tokës sonë.”

Zoti Azze thotë se ndërtimi i murit është gjithashtu shkelje e marrëveshjeve të mëparshme izraelito-palestineze.

“Ju e dini që Jeruzalemi është një çështje për bisedime dhe sipas marrëveshjeve izraelitët nuk duhet të bëjnë ndryshime në infrastrukturë si dhe në territoret që janë subjet i negociatave", thotë zoti Azze.

“Jo domosdo, thotë zëdhënësi izraelit, Seaman. E kuptoj interpretimin palestinez, por gradhet mund të lëvizen. Ato mund të ngrihen dhe të hiqen në të njëjtën mënyrë. Ndërsa jetët e njerëzve nuk mund të zëvendësohen. Prandaj qëlllimi i ynë kryesor është tani ngritja e këtyre gardheve për të mos lejuar hyrjren e terroristëve në Izrael, pra për të shpëtuar jetë njerëzish. Ne nuk mund të negociaojmë aspektet e tjera të planit të paqes me palestinezët nëse nuk i jepet fund dhunës. Vetëm kur të marrë fund dhuna, do të mund të fillojmë ne bisedimet për të ardhmen diplomatike dhe politike të gjërave dhe do të mund të arrijmë marrëveshje me ta, thotë zëdhënësi izraelit.”

“Kam 50 dynym tokë në anën tjetër ku ata po ndërtojnë gardhin. Ndërsa shtëpia ime është në anën tjetër", thotë Mosa Abu Helal.

Gardhi që po ndërtohet këtu në Abudese do të ndajë banorët si Mosa Abu Helal nga toka bujqësore në anën tjetër të kodrës.

“Gardhi është pikërisht përballë shtëpisë sime dhe unë nuk mund të shkoj në tokën time ku kam ullinjtë dhe të mjellat, thotë zoti Helal.”

“Kryeministri Sharon i ka premtuar Presidentit Bush se ne do ta kemi parasysh sa të mundemi aspektin human të kësaj. Por në rast se shtëpia e një personi është e rrethuar me tokë ku do të ndërtohet gardhi, atëhere do të na duhet ta lëvizim atë. Çdo kilometër tokë kushton disa miliona dollarë. Dhe kjo do të na kushtonte shumë. Ne po përpiqemi të tregohemi sa më të kujdesshëm që të mundemi por ndonjëherë vjen puna kur aspekti ekonomik bëhet i rëndësishëm. Është për të ardhur keq , por problemi nuk është gardhi. Por është mbrojtja. Mbrojtja e popullatës sonë", thotë zëdhënësi izraelit.

//rd//

XS
SM
MD
LG