Lidhje

Një tjetër kasetë e regjistruar nga Sadam Huseini? - 2003-09-17


Një stacion televiziv arab transmetoi një kasetë, që sipas tij ishte regjistruar nga udhëheqësi i përmbysur, irakian Sadam Hussein. Zëri në kasetë u bën thirrje irakianëve të intensifikojnë luftën kundër forcave nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara në Irak. Autenciteti i kasetës së transmetuar nga rrjeti televizioni Al-Arabia me seli në Abu Dabi, ende nuk është vërtetuar.

Ndërkohë, katër ushtarë amerikanë u plagosën dje në dy sulme të veçanta në afërsi të Bagdadit. Zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se një ushtar u plagos kur autokokona e tij u sulmua me granda në afërsi të Baladit, në veri të kryeqytetit irakian. Ata thonë se tre ushtarë të tjerë u plagosën po dje kur makina e tyre goditi një bombë në al-Dora në perferi të Bagdadit.

Në Uashington, këshilltarja e presidentit për sigurinë kombëtare, Kondaliza Rajs, tha se administrata e Presidentit Bush nuk e ka akuzuar kurrë Sadam Huseinin se ka pasur gisht në sulmet terroriste të 11 shtetorit të vitit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara. Edhe Sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se nuk ka të dhëna që Iraku ishte ndërlikuar në sulmet terroriste. Sipas një sondazhi të kohëve të fundit, më shumë se dy të tretat e amerikanëve mendojnë se udhëheqësi i përmbysur irakian kishte gisht në sulmet e 11 shtatorit.

//rd//

XS
SM
MD
LG