Lidhje

Ish ministri irakian i Mbrojtjes dorezohet vullnetarisht - 2003-09-19


Ish ministri irakian i mbrojtjes iu është dorëzuar forcave amerikane në qytetin e Mosulit në Irakun verior.

Ushtria amerikane tha se gjenerali Sultan Hashim Ahmad u dorëzua vet sot tek ushtarët e Divizionit 101 të forcave ajrore. Ish ministri i mbrojtjes ishte numri 27 në listën e 55 zyrtarëve irakianë më të kërkuar.

Komanda qëndrore amerikane njoftoi dorëzimin e tij por nuk komentoi lidhur me njoftimet se dorëzimi ndodhi pas disa javë negociatash.

Një aktivist kurd i të drejtave të njeriut, i cili ndihmoi në dorrëzimin e ish ministrit irakian, tha se zyrtarët amerikanë premtuan ta hiqnin gjeneral Ahmadin nga lista e më të kërkuarve, gjë që do ta shpëtonte atë nga burgosjet pa afat dhe ndëshkimi i mundshme.

Ndërkohë një komandant amerikan tha se forcat amerikane kanë kapur 40 guerrilje të dyshuara irakiane në një përleshje gjatë gjithë natës në afërsi të qytetit të lindjes së Saddam Husseinit, Tikrit.

Koloneli James Hickey tha se forcat amerikane iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme, kur u vranë 3 ushtarë amerikanë.

Dy njësi ushtarake amerikane në pjesë të ndryshme në Tikrit u sulmuan në të njëjtën kohë. Koloneli Hickey tha se sulmi ishte i pazakontë pasi dukej të ishte i koordinuar, ndryshe nga sulmet sporadike, që luftëtarët irakanë kanë kryer në të kaluarën.

Dje, trupat amerikane në Bagdat vranë një përkthyes irakian i cili po punonte për një diplomat italian. Trupat amerikane hapën zjarr kur makina me të cilën ata po udhëtonin nuk ndaloi në një rrugë në afërsi të Tikritit.

//rd//

XS
SM
MD
LG