Lidhje

Ish-presidenti Clinton merr pjese ne perurimin e nje memoriali ne Srebrenice - 2003-09-20


Në ceremoninë e përurimit të një memoriali në Srebrenicë të Bosnjes, për nder të mijëra myslimanëve të vrarë, ish presidenti amerikan Bill Clinton bëri thirrje për tolerancë etnike dhe fetare në Bosnje.

Rreth 20 mijë veta morrën pjesë sot në ceremoninë e zhvilluar në Srebrenicë për të kujtuar viktimat e mizorive më të rënda të Evropës që prej luftës së dytë botërore.

Rreth 8 mijë burra dhe djem u vranë pasi forcat sërbe pushtuan Srebrenicën në vitin 1995. Organizatat humanitare ndërkombëtare thonë se forcat sërbe ekzekutuan në masë myslimanët.

Ish presidenti Clinton u kërkoi familjeve të viktimave që të gjejnë forcën për të falur, por ai bëri thirrje edhe për drejtësi për personat përgjegjës për vrasjet.

Familjet e viktimave e ftuan ish presidentin Clinton të përuronte memorialin për arsye të rolit të tij në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës 3 vjeçare në Bosnje.

Më shumë se 100 veta do të varrosen sot. Varrezat kanë format e një luleje, petalet e së cilës do të mbushen me varre.

Dje, zoti Clinton shkoi në Prishtinë, ku u bëri thirrje shqiptarëve të Kosovës që të pajtohen me sërbët, që banojnë atje.

Zoti Clinton tha se trupat amerikane duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë deri sa të përfundojnë misionin e tyre, megjithatë ai bëri thirrje për pajtim mes komuniteteve etnike të Kosovës, siç u shpreh ai, për të mirën e tyre.

//ze//

XS
SM
MD
LG