Lidhje

Irak: Atentat ndaj nje anetareje te Keshillit Qeverises - 2003-09-20


Persona të armatosur të paidentifikuar plagosën rëndë një anëtare të këshillit qeverisës të Irakut. Akila al-Hashimi është një nga tri gratë që shërbejnë në këshillin me 25 anëtarë.

Administratori amerikan në Irak, Paul Bremer e dënoi goditjen ndaj një anëtareje të Këshillit Qeverisës së Irakut si një sulm kundër popullit të Irakut dhe demokracisë.

Zyrtarët irakianë thonë se persona të armatosur i zunë pritë makinës së anëtares së këshillit Akila al-Hashimi sot në mëngjes në Bagdad. Mjekët thonë se ajo është jashtë rrezikut. Edhe 3 prej rojeve të saj personale u plagosën në këtë sulm.

Kryetari i Këshillit Qeverisës të Irakut, Ahmad Chalabi, vizitoi zonjën al-Hashimi në spitalin Yormuk, para se ajo të transferohej në një spital ushtarak amerikan.

Atentati është incidenti i parë i rëndë ndaj një anëtari të Këshillit Qeverisës. Disa irakianë e kanë kritikuar këshillin e krijuar para dy muajsh për bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë, por të paktën një i dyshuar njoftohet të jetë arrestuar.

Zonja Al-Hashimi, myslimane shiite, është diplomate me përvojë. Ajo kryesoi delegacionin irakian në një konferencë të vendeve donatore në New York pas rënies së regjimit të Sadam Huseinit. Ajo do të kryesonte gjithashtu delegacionin irakian në takimin e javës së ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

//ze//

XS
SM
MD
LG