Lidhje

Letoni: Referendum per anetaresim ne Bashkimin Evropian - 2003-09-20


Letonezët votuan të shtunën në një referendum për të vendosur nëse kjo ish-republikë sovjetike duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Zyrtarët e komisionit të zgjedhjeve thonë se të dhënat paraprake tregojnë se që pasdite pjesëmarrja në votim ishte mbi 54 për qind, duke e kaluar cakun prej 35 për qind që duhet arritur në mënyrë që referendumi të quhet i vlefshëm.

Ata që janë në favor të anëtarësimit në Bashkimin Evropian thonë se një gjë e tillë do të sjellë stabilitet si dhe do t’i hapë rrugë hyrjes në tregjet tërheqëse dhe ndihmën e zhvillimit të BE-së.

Megjithatë shumë letonezë nuk janë të bindur, pasi shqetësohen se ekonomia e tyre e vogël mund të jetë një disavantazh në organizatën e madhe evropiane.//kk//

XS
SM
MD
LG