Lidhje

Jepen çmimet Emmy për filmat televizivë - 2003-09-22


Filmi ”Door to door” nga një portë në tjetrën, i bazuar në një histrori të vërtetë të një punëtori me të meta fizike, i quajtur Bill Porter, fitoi katër çmime Emmy, përfshirë një për filmin më të mirë televiziv. Ylli i këtij filmi, William H. Macy, fitoi çmimin për rolin e tij dhe një tjetër si bashkautor i skenarit. ”Door to Door” gjithashtu u nderua për regjisurën.

Seriali komik, ”Everybody Loves Raymond”, "Të gjithë e duan Raimondin", u cilësua si komedia më e mirë dhe në të njëjtën kohë me çmime u nderuan edhe aktorët e roleve mbështetëse, Doris Roberts dhe Brad Garrett.

Kurse, James Gandolfini dhe Edi Falco fituan çmimet për aktorët më të mirë dramatik në rolet e tyre të serialit mjaft të pëlqyer” The Sopranos”. Por përsëri, ky serial, nuk arriti të marrë çmim si seriali më i mirë dramatik. Ky çmim u fitua për të katërtin vit rrjesht nga seriali ”West Wing”, në qendër të cilit është Shtëpia e Bardhë.

Dhe si gjithmonë, pati edhe surpriza. Debra Messing luan rolin e një gruaje, shoku i ngushtë i së cilës është homoseksual në komedinë ”Will and Grace”. E propozuar katër herë, Debra, kësaj rradhe fitoi çmimin Emmy.

Jerry Bruckheimer, regjisor i njohur për filmat e tij të hovshëm... u nderua për programin e tij të zhvillimeve reale në televizion ”The Amazing Race”, në të cilin marrin pjesë grupe nga e tërë bota.

Në ndarjen e çmimeve u kujtua gjithashtu puna dhe kontributi i komedianit Bob Hope i cili u nda nga jeta në korrik të këtij viti, në moshën 100 vjeçare.

Bob Hope u kujtua për punën e tij, duke defryer trupat amerikane ...shpesh herë gjatë festës së Krishtlindjeve dhe disa herë në frontin e luftës. Aktori i famshëm komik, Bill Cosby, u nderua me çmimim human që mban emrin e komedianit legjendar.

XS
SM
MD
LG