Lidhje

Një shpërthim i fuqishëm trondit qendrën e Bagdadit - 2003-09-22


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, tha se operacionet e organizatës së tij në Irak do të dëmtohen rëndë në se gjendja në atë vend vazhdon të keqësohet.

Zoti Anan dënoi shpërthimin e djeshëm me makinë bombë në Bagdad, sulm vetëvrasës afër selisë së OKB-së.

Shpërthimi i makinës ndodhi pasi makina u ndalua për tu kontrolluar nga një polic irakian. Polici dhe shoferi u vranë. Mbi 10 policë të tjerë dhe civilë irakianë u plagosën.

Zoti Anan tha se është tmerruar që selia e Kombeve të Bashkuara ishte përsëri në shënjestër të një sulmi terrorist. Muajin e kaluar, një shpërthim vetëvrasës me kamion bombë në zyrat e Kombeve të Bashkuara shkaktoi vdekjen e mbi 20 personave, përfshirë përfaqësuesin e OKB-së në Irak, Sergio Vieira de Mello.

Ndërkohë, kryeadministratori amerikan për Irakun, Paul Bremer, thotë se ky vend nuk është gati për vetëqeverisje. Zoti Bremer tha se krijimi i Këshillit Qeverisës Irakian në korrik ishte një hap i rëndësishëm drejt transferimit të pushtetit, por për sovranitetin e plotë duhet të pritet deri sa të miratohet kushtetuta e re dhe të mbahen zgjedhjet.

Zoti Bremer i bëri këto komente para se të fliste në Washington në komisionin e senatit për buxhetin, në kuadër të përpjekjeve të administratës së presidentit Bush për të siguruar miratimin e kërkesës së presidentit prej 87 miliardë dollarësh për Irakun.

//ze//

XS
SM
MD
LG