Lidhje

Ngrihet padi ndaj Millosheviçit për vrasjen e ish-presidentit të Serbisë, Ivan Stambolliç - 2003-09-24


Autoritetet serbe ngritën padi ndaj ish-presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviç, nën akuzën se ka urdhëruar vrasjen e rivalit të tij, ish-presidentit të Serbisë, Ivan Stambolliç.

Prokurori i Posaçëm i Serbisë, Jovan Prijiç, e njoftoi akuzën dje në kryeqytetin e Serbisë dhe tha se padia do t’i përcillej sot Gjykatës së Beogradit.

Eshtrat e zotit Stambolliç u gjetën sivjet. Autoritetet kanë thënë se ai është qëlluar dhe vrarë në stil ekzekutimi pasi ishte rrëmbyer, ndërkohë që po vraponte në Beograd në gusht të vitit 2000.

Prokurori serb tha se zoti Millosheviç, i cili aktualisht po gjykohet në Hagë për krime lufte, është akuzuar gjithashtu për organizimin e një përpjekjeje për vrasjen e kundërshtarit të tij, Vuk Drashkoviç.

//ze//

XS
SM
MD
LG