Lidhje

Shtetet e Bashkuara të shqetësuara për qëndrimin e Sirisë në Lindjen e Mesme - 2003-09-24


Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë seriozisht të shqetësuara për qëndrimin e Sirisë në Lindjen e Mesme. Kjo përfshin mbështetjen e Sirisë për terroristët dhe programet e këtij vendi për prodhdimin e armëve të shkatërrimit në masë. Nënsekretari i Shtetit për Kontrollin e Armëve dhe Sigurinë Ndërkombëtare, Xhon Bolton foli rreth këtyre shqetësimeve gjatë një dëshmie para anëtarëve të Kongresit.

“Nuk ka rrezik më të madh për sigurinë e vendit tonë se vendet që mbështesin terrorizmin dhe zotërojnë ose aspirojnë të kenë armë të shkatërrimit në masë. Siria, e cila u jep strehim dhe mbrojtje politike grupeve si Hezbollahu, Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez, aktet terroriste të të cilëve kanë shkaktuar vrasjen e qindra njerëzve të pafajshëm, përfshirë amerikanë, bien në këtë kategori shtetesh që paraqesin rrezik të dyfishtë.”- tha zoti Bolton

Nënsekretari Bolton theksoi se “që nga vitet ’70, Siria po vazhdon një program që e ka bërë atë një ga shtetet arabe me aftësitë më të mëdha për armët kimike. Siria ka rezerva gazi nervor sarin që mund të lëshohet me aeroplanë ose raketa balistike dhe ky shtet po kryen punë kërkimore për prodhimin e agjentëve të tjerë më të dëmshëm si gazi nervor V-X.”

Zoti Bolton tha se Siria po ashtu ka qindra raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi dhe mendohet të ketë mbushje kimike për një pjesë të tyre. Siria, tha ai, po ashtu ka prodhuar, me ndihmën e Koresë së Veriut një raketë balistike me reze të gjatë veprimi, Skud-D.

Nënsekretari i shtetit Bolton tha se deri tani nuk ka informacione që qeveria i Sirisë t’i ketë dhënë armë të shkatërrimit në masë grupeve terroriste, ose që do të lejojë grupe të tilla t’i shtien ato në dorë. Por, shtoi zoti Bolton, lidhjet e Sirisë me grupe të shumta terroriste shpjegojnë arësyet pse Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara.

Veç kësaj, siç tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott McClellan, presidenti Bush është i shqetësuar nga futja e terroristëve të huaj në Irak përmes Sirisë.

“Ky qëndrim i tyre është i papranueshëm. Dhe shtetet që bëhen strehë e terrorit, siç e ka thënë presidenti Bush, do të mbaujnë përgjegjësi për këtë”,- tha zëdhënësi McClellan.

Siria duhet të marrë një vendim. Dhe ky vendim duhet të jetë që t’i japë fund lidhjeve me grupet terroriste dhe të heqë dorë nga prodhimi i armëve të shkatërrimit në masë.// lk //

XS
SM
MD
LG