Lidhje

OPEC shkurton prodhimin e naftës me 3,5 % - 2003-09-24


Opeku bëri të njohur zyrtarisht një shkurtim të papritur prej 3 presje 5 përqind të prodhimit të naftës, duke nxitur një rritje të ndjeshme të çmimeve.

Në një deklaratë të sotme të Organizatës së Vendeve që Eksportojnë Naftë rthuhet se ajo do të pakësojë prodhimin me 900 mijë fuçi në ditë, duke filluar nga një nëntori.

Pritet që ky vendim të miratohet sonte zyrtarisht nga Karteli. Çmimet e naftës kanë vazhduar të bien gjatë muajve të fundit në pritje të kthimit të naftës së Irakut në treg, por pas lajmit të sotëm, ato u rritën mbi një dollar për fuçi në Nju Jork dhe Londër.

Ndërkohë, ministri i ri irakian i Naftës tha se vendi i tij do të vazhdojë të qendrojë në radhët e kartelit dhe parashikon që deri në muajin mars ta dyfishojë eksportin. Iraku mori pjesë sot për herë të parë në një takim të kartelit që nga përmbysja e qeverisë së Sadam Huseinit.

//rd//

XS
SM
MD
LG