Lidhje

Irakianet thone se forcat amerikane kane vrare 4 civile - 2003-09-27


Irakianët nga qyteti i Falluxhas thonë se trupat amerikane vranë katër civilë dhe plagosën disa të tjerë kur hapën zjarr ndaj dy makinave në një postbllok.

Ushtria amerikane thotë se trupat hapën zjarr ndaj një makine që u përpoq të kalonte pa ndaluar përmes një postblloku, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur katër të tjerë.

Sipas dëshmitarëve, personat u vranë kur trupat amerikane hapën zjarr ndaj dy makinave të premten vonë në një postbllok në Falluxha, rreth 50 kilometra në perëndim të Bagdadit.

Përveç të vdekurve, pati edhe disa të plagosur, mes së cilëve edhe një vajzë e re.

Ky është i fundit në një valë incidentesh ku janë implikuar trupa amerikane në rajonin e Falluxhës, që ka qenë vatra e kundërshtimit ndaj pranisë ushtarake të udhëhequr nga amerikanët në Irak.

Atje ka patur shumë tensione që kur trupat amerikane vranë tetë policë të Falluxhas dhe një roje sigurie jordanez në fillim të këtij muaji.

Në një incident tjetër, burimet ushtarake amerikane thonë se persona të paidentifikuar qëlluan mesa duket me një granatë sot në një hotel ku rrinë zyrtarë të lartë të forcave të koalicionit.

Burimet thonë se nuk pati të plagosur dhe pati vetëm një dëmtim të lehtë në hotelin al-Rashid.//kk//

XS
SM
MD
LG