Lidhje

Partia e udheheqesit palestinez miraton listen e ministrave te rinj - 2003-09-27


Udhëheqës të partisë Fatah të presidentit palestinez Jaser Arafat, miratuan një listë të kandidatëve për ministra të kabinetit të propozuar nga kryeministri i përkohshëm, Ahmed Korei.

Lista prej 23 ministrash do t’i paraqitet tani parlamentit për miratim, ndoshta që këtë javë. Në listë nuk bën pjesë ish-shefi i sigurimit palestinez, Mohamed Dahlan, i cili është zëvëndësuar nga aleati i vjetër i zotit Arafat, Nasser Josuf.

Në një zhvillim tjetër po të shtunën, një ekstremist i grupit Xhihadi Islamik u vra nga një shpërthim në Gaza. Banorët thanë se ai mund të kishte qënë duke montuar një bombë, e cila shpërtheu.//kk//

XS
SM
MD
LG