Lidhje

Papa Gjon Pali emeroi 31 kardinale te rinj te Kishes Katolike - 2003-09-28


Papa Gjon Pali emëroi 31 kardinalë të rinj të Kishës Katolike. Ati i Shenjtë e bëri të ditur një gjë të tillë sot gjatë përshëndetjes tradicionale para pelegrinëve në Sheshin Shën Pjetër në Romë.

Kardinalët e rinj do ta marrin titullin muajin e ardhshëm në një ceremoni që përkon me festimet e 25 vjetorit të papatit të Gjon Palit të Dytë.

Grupi i fundit i klerikëve të lartë do ta rrisë numrin e anëtarëve të Kolegjit të Kardinalëve, grupi më i fuqishëm i Kishës Katolike që mblidhet pas vdekjes së papës për të zgjedhur pasardhësin e tij. Mes 31 kardinalëve të rinj janë zyrtarë të lartë të Vatikanit dhe prelatë nga mbi 20 vende.

//ze//

XS
SM
MD
LG