Lidhje

Diplomate amerikane per vizite ne Luginen e Presheves - 2003-09-28


Në komunat Preshevë e Bujanoc ishin të dielën zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit për çështjet evropiane, Lorens Rosin dhe ambasadori i SHBA në Beograd, Uilljam Montgomeri vizituan sot komunat Preshevë dhe Bujanoc.

Ata u njohën me situatën aktuale politike e të sigurisë në këtë trevë dhe me realizimin e projekteve të financuara nga Qeveria amerikane.

Zoti Rosin tha se është në interesin më të mirë të shqiptarëve të Kosovës që të marrin pjesë në bisedimet për përgatitjen e dialogut me Beogradin për përmirësimin e kushteve të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë.

Ambasadori Montgomeri deklaroi në Preshevë, se Qeveria e Shteteve të Bashkuara i dënon aktet e dhunës në rajonin e ndjeshem në jug të Serbisë.

Ai tha se po viziton bashkë me zotin Rosin Preshevën dhe Bujanocin për t’u ofruar ndihmë njerëzve të moderuar të cilët po luftojnë për qendrueshmërinë e rajonit.

Zotërinjët Rosin dhe Montgomeri gjatë vizitës në Preshevë biseduan me prefektin e kësaj komune, Riza Halimin. Zoti Rosin pas takimit tha se është i kënaqur me bashkëpunimin e organeve vendore të pushtetit me autoritetet në Beograd.

Në një konferencë për gazetarë, të mbajtur pasdite në Bujanoc, zëvendës ndihmës sekretari i shtetit Lorens Rosin ka vlerësuar se është në interesin më të mirë të shqiptarëve të Kosovës që të marrin pjesë në bisedime për përgatitjen e dialogut me Beogradit, në mënyrë që të përmirësohen kushtet për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Ai tha se pas tri vjetësh nga dhuna në këtë rajon, është bindur me përparimin e madh të arritur sepse, siç u shpreh ai edhe serbët dhe shqiptarët në këtë trevë po punojnë bashkarisht në realizimin e projekteve të ndryshme për një jetë më të mirë.

Zoti Rosin ka nënvizuar se është njohur me incidentet që kanë ndodhur kohët e fundit në jug të Serbisë, por ka shprehur bindjen se përcaktimi i të gjithë njerëzve në këtë rajon do të jetë vazhdimi i jetës së përbashkët.

Kurse ambasadori amerikan në Beograd, Montgomeri ka thënë në këtë konferencë për gazetarë se SHBA janë të vendosura për të mbetur në rajon, dhe i mbështesin forcat e moderura në procesin e pajtimit.

“Kur erdhëm këtu e dinim se ky do të jetë proces i gjatë dhe i ndërlikuar, por SHBA bashkë me Qeverinë serbe do të vazhdojnë t’i zgjidhin problemet”, tha ai.

Diplomatët amerikan biseduan në Bujanoc edhe me nënkryeministrin e Serbisë të ngarkuar për Kosovën dhe Luginën e Preshevës, Nebojsha Çoviq lidhur me situatën aktuale politike e të sigurisë në këtë rajon dhe për programet e mëtejshme të zhvillimit të infrastrukturës vendore.

Ata e kanë vizituar edhe rrugën rajonale midis Bujanocit dhe vijës kufitare Serbi - Kosovë të gjatë 15 kilometra, në rindërtimin se cilës Qeveria e Serbisë dhe Agjencia amerikane për zvhillim – USAID - kanë investaur 2,5 milionë dollarë. //kk//

XS
SM
MD
LG